Reperi i famshëm pranon publikisht romancën me Rihanna-n: Është dashuria e jetës sime!

Bota e Yjeve

Reperi i famshëm pranon publikisht romancën me Rihanna-n: Është dashuria e jetës sime!

Më: 20 maj 2021 Në ora: 09:53
Rihanna dhe A$AP Rocky

Reperi i njohur, A$AP Rocky sapo konfirmoi lidhjen e tij me Rihanna-n.

Ai foli për herë të parë në një intervistë për “GQ”, ku e quajti këngëtaren zonjën e tij dhe dashurinë e jetës, shkruan “Daily Mail”.

A$AP Rocky nuk dha shumë detaje, përveçse u shpreh se nuk ishte ndjerë ndonjëherë më mirë se kaq, pasi kishte gjetur të duhurën.

Image

Gjithashtu ai foli edhe për dëshirën e madhe për t’u bërë baba një ditë.

Gjithashtu ai la të kuptohet se në të ardhmen mund të kemi një martesë mes tij dhe Rihanna-s, por kjo nuk dihet ende me siguri.

Image

Ndër të tjera artisti ka treguar se bashkë me Rihanna-n kanë bërë një udhëtim në të gjithë vendin me një autobus turneu gjatë periudhës së karantinës.

A$AP Rocky është shyprehur se Rihanna e ka inspiruar për një pjesë të madhe të këngëve të tij në të ardhmen dhe se ajo është e para që i jep mendimet rreth projekteve.

Çifti kaloi pushimet së bashku, dhe një burim tha:

Image

“Kalimi i Krishtlindjeve së bashku ishte një hap që e qartësoi marrëdhënien midis Rihanna-s dhe A$AP.

Ata e kanë njohur njëri-tjetrin për aq kohë sa janë dhe miq dhe në një mjedis pune, gjë që e bën kaq të lehtë për ta të shkojnë mirë, të udhëtojnë së bashku dhe të përfshihen në jetën e njëri-tjetrit në mënyrë të plotë.

Image

Ata gjithmonë kalojnë një kohë kaq të mirë së bashku dhe padyshim që duken të dashuruar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat