Kushton 2800 Euro; çanta luksoze që po shohim kudo tek vajzat VIP shqiptare!

Bota e Yjeve

Kushton 2800 Euro; çanta luksoze që po shohim kudo tek vajzat VIP shqiptare!

Më: 20 maj 2021 Në ora: 16:23
Alketa

Nëse do pyeteshin blogeret e modës se cila do të ishte ajo çantë për të cilën janë 100% të sigurt që ja vlen ta kesh në garderobë, padyshim pjesa më e madhe do të zgjidhnin brandin Bottega Veneta.

Çantat e markës luksoze italiane janë kthyer në aksesorin e preferuar të emrave të A listës botërore, e po ashtu edhe asaj shqiptare.

‘Chain Casette’ prurja më e re drejtorit të shtëpisë së modës Daniel Lee, çanta që po bën namin kudo në instagram, që prej prezantimit për herë të parë në koleksiononin Pranverë/ Verë 2020, është kthyer në kryefjalën e modës për vajza të njohurave e të panjohura.

Nëse bëni një ‘scroll’ në instagram nuk është aspak e vështirë të shihni që ‘outfit-et’ e disa prej vajzave të njohura të showbiz-it shqiptar përfundojnë me një çantë ‘chain cassette’ nga Bottega Veneta që mban vlerën e 2800 Euro. Ndërsa ky model feston 1 vit sukses, me siguri epoka e saj ende nuk ka mbaruar pasi shitjet e këtij modeli vijojnë të thyejnë rekorde.

Jo më kot, Arbana, Alketa, Lori, Armina apo të tjera vajza VIP e kanë zgjedhur këtë çantë si pjesë të garderobës së tyre.

Image
Armina
Image
Lori
Image
Arbana

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat