“Nuk jeton dot pa mua”, Sindi i kthehet keq Antonelës pas thumbave të saj në emision

Bota e Yjeve

“Nuk jeton dot pa mua”, Sindi i kthehet keq Antonelës pas thumbave të saj në emision

Më: 20 maj 2021 Në ora: 22:32
Antonela, Sindi

Sot Antonela i dha fund rrugëtimit të saj në ‘Për’puthen”, duke mos e gjetur dashurinë e jetës. Para se të largohej, në program u transmetua dhe takimi i saj i fundit me Gelianin. Gjatë këtij takimi Antonela nuk i kurseu disa thumba për Sindin, duke i thënë Gelianit me shaka se ai u përpoq ta puthte me zor.

Pjesë nga biseda mes Antonelës dhe Gelianit

Antonela: Pse u mundove të më puthësh?

Geljani: Larg qoftë o Zot.

Antonela: Pse u mundove me më puth si Sindin?

Geljani: Kë moj? O Zot i madh.

Antonela: Ti u mundove të më puthje mua.

Ndonëse Sindi nuk është më pjesë e emisionit, asaj nuk i ka shpëtuar kjo bisedë. Pas emisionit ajo ka hedhur thumba për Antonelën përmes Instagramit. Ajo ka kujtuar historinë kur Antonela akuzoi Atdheun se e kishte puthur me zor dhe më pas e mohoi këtë gjë e u bashkua sërish me djalin nga Kosova. Sindi shprehet se Antonela e bëri këtë gjë për të fituar vëmendje prej saj.

Ndërkohë kujtojmë se sot Geliani zbuloi se Sindi i kishte kërkuar që të dilnin bashkë çift nga emisioni.

“Sindi më ka kërkuar të dilnim çift bashkë nga programi. Kemi qenë në prapaskenë para se të bëhej takimi dhe më tha dua të dalim bashkë çift”, tregoi Geliani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat