Goditi drejt e në zemër! Me pak fjalë, Rozafa emocionon Gentin për ditëlindje

Bota e Yjeve

Goditi drejt e në zemër! Me pak fjalë, Rozafa emocionon Gentin për ditëlindje

Më: 23 maj 2021 Në ora: 11:04
Gent Fatali dhe Rozafa

Gent Fatali dhe Rozafa janë një nga çiftet më të preferuara të publikut shqiptar, ndonëse rrallë flitet për ta. Dyshja nuk shfaqen shoqërinë e njëri-tjetrit në rrjete sociale, por sa herë e bëjnë këtë gjë vëmendja ndaj tyre është maksimale.

Së fundmi, Genti ka festar ditëlindjen dhe mesazhin më të bukur të urimit e mori pikërisht nga Rozafa. Ajo ka publikuar në Instagram një foto me këngëtarin, ku të dy shfaqen shumë afër njëri-tjetrit.

“Gëzuar ditëlindjen i imi përgjithmonë”, shkruan Rozafa në urimin për Gentin.

Gent Fatali dhe Rozafa po jetojnë prej 2 vitesh një histori të bukur dashurie me njëri-tjetrin. Ndërkohë disa muaj më parë dyshja u përfolën se mund të bëheshin prindër për herë të parë.

Dyshimet e fansave nisën pasi Rozafa publikoi në instagram një foto me Gentin dhe poshtë saj shkroi “3”, shoqëruar me figurën e një zemre të bardhë dhe një pëllumbi, që është simbol i paqes.

Image
Insta

Pikërisht numri tre tërhoqi vëmendjen dhe i bëri fansat të dyshonin se Rozafa dhe Genti mund të ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë. Megjithatë duket se ku numër nuk ka pasur asnjë lloj kuptimi, të paktën në lidhje me ndonjë shtatzëni të mundshme. Genti dhe Rozafa nuk reaguan pas dyshimeve të ndjekësve dhe deri më tani nuk ka pasur ndonjë zhvillim në jetën e tyre personale.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rozafa (@rozaf.a)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat