Pas ‘Eurovision-it’, Visjan Ukcenaj shpërthen i revoltuar me shtetet fqinje

Bota e Yjeve

Pas ‘Eurovision-it’, Visjan Ukcenaj shpërthen i revoltuar me shtetet fqinje

Më: 23 maj 2021 Në ora: 11:58
Anxhela Peristeri

Italia u shpall fituese e “Eurovision 2021”, duke marrë 524 pikë nga juria dhe publiku. Shteti fqinj u përfaqësua nga Maneskin, me këngën “Zitti e buoni”.

Shqipëria doli në vendin e 21, me 57 pikë. Vendi ynë u përfaqësua nga Anxhela Peristeri, e cila dha një super performancë të këngës “Karma”.

Nga 39 shtetet pjesëmarrëse, vetëm 4 prej tyre i dhanë pikë Shqipërisë. Konkretisht  “Karma” mori 1 pikë nga Holanda, 2 pikë nga San Marino, 7 pikë nga Danimarka dhe 12 pikë nga Malta, e cila i dha vlerësimin maksimal.

Shqipëria nuk mori asnjë pikë nga shtetet fqinje dhe kjo nuk është pritur aspak mirë nga publiku, por jo vetëm. Aktori Visjan Ukcenaj ka shpërthyer i revoltuar me anë të një postimi në rrjete sociale.

“2 fjale per eurovision: italia – makaronat ku ti kesh po si asnje pike o mortje. Macedonia e veriut – o vrrome po jemi komshinj mi vrrome po si asnje pike mi vrrome. Serbia plasi trapi, Greqia, plasi trapi.

O tvsh-ja a s’ka njeri tjeter shqiperia qe te jape ato piket o vllezer ngjajme si njerez pa fantazi, pa pike kreativiteti. Kemi vetem nje tullac qe i ben te gjitha, anglezin, perkthyesin komentatorin dhe dhenesin e pikeve. Tamam si regjisoret shqiptar qe bejne vete regjine skenarin rolin kryesor montazhin muziken grimin dhe producentin”, ka shkruar ai.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat