Thanë se piu kokainë gjatë transmetimit të “Eurovision”, reagon këngëtari i grupit Maneskin

Bota e Yjeve

Thanë se piu kokainë gjatë transmetimit të “Eurovision”, reagon këngëtari i grupit Maneskin

Më: 23 maj 2021 Në ora: 12:26
Thomas

Gjatë transmetimit të “Eurovision”, këngëtari italian i grupit Maneskin bëri një lëvizje të dyshimtë, që disa e përkthyen si marrje kokaine. Orët e fundit në rrjete sociale ka qarkulluar një video, ku Damiano David shihet duke u përkulur drejt tavolinës. Ndjekësit e festivalit kanë menduar se ai ka thithur kokainë në ato momente, por këngëtari e ka mohuar këtë gjë.

Gjatë një konference për shtyp, Damiano tregoi se një nga miqtë e tij të grupit kishte thyer një shishe dhe ai kishte hequr një xham.

“Thomas (kitaristi i grupit) theu një shishe… unë nuk përdor drogë, ju lutem, mos e thoni këtë gjë. Mos e thoni këtë gjë realisht. Jo kokainë ju lutem, mos e thoni këtë gjë”, u shpreh Damiano.

Më pas grupi bëri një postim në Instagram, ku u shprehën të gatshëm të bëjnë edhe test për të vërtetuar nëse kanë konsumuar drogë apo jo.

“Jemi të shokuar për disa njerëz që thonë se Damiano ka konsumuar drogë. Ne jemi kundër përdorimit të drogës dhe ne nuk kemi konsumuar kurrë kokainë. Jemi gati të testohemi, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur. Jemi këtu për të bërë muzikë dhe jemi shumë të lumtur për fitorn tonë në Eurovision dhe duam t’i vlerësojmë të gjithë që na kanë mbështetur”, shkruan grupi.

Maneskin arriti të shpallej fitues i “Eurovision”, pasi mblodhi më shumë vota nga publiku, që e ka pëlqyer shumë këngën e tyre “Zitti e buoni”.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat