Rita Ora shfaqet plot stil në fotosesionin e ri e veshur me “Prada” dhe “Miu Miu”

Bota e Yjeve

Rita Ora shfaqet plot stil në fotosesionin e ri e veshur me “Prada” dhe “Miu Miu”

Më: 23 maj 2021 Në ora: 16:40
Rita Ora

Rita Ora ka pozuar për fotosesionin e ri ku falënderoi “Prada” dhe “Miu Miu”.

Rita Ora njihet si njëra ndër këngëtaret e njohura shqiptare me famë ndërkombëtare.

Këngëtarja për momentin gjendet në Australi prej ku edhe po sjell imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria por edhe nga jeta profesionale.

Image

Ajo po qëndron në Sidnej për momentin si gjyqtare e “The Voice Australia”.

Së fundi Rita ka publikuar disa fotografi në profilin e Instagramit ku shihet e veshur me rroba mjaft interesante, veshje këto të cilat vijnë nga marka të ndryshme luksoze.

Ajo në njërën nga fotografitë u shfaq e veshur me një fustan interesant i cili kishte një dizajn futuristik.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat