Shqipe Hysenaj ballafaqohet me Tea Trifonin: Andi më ka fryrë kundër teje dhe…

Bota e Yjeve

Shqipe Hysenaj ballafaqohet me Tea Trifonin: Andi më ka fryrë kundër teje dhe…

Më: 25 maj 2021 Në ora: 12:40
Shqipe Hysenaj

Ish-konkurrentët e “Për’puthen” do të rikthehen këtë javë me radhë në studio për të diskutuar rreth temave që kanë bërë bujë në media gjatë kohës së tyre në program.

Ditën e djeshme, të ftuarit e parë ishin Tea Trifoni, Shqipe Hysenaj, Fation Kuqari dhe Arjon Luli.

Shqipja dhe Tea janë dy prej ish-konkurrenteve që kanë pasur më shumë zënka dhe debate me njëra-tjetrën, të cilat kanë përfunduar edhe në ofendime.

Image

Ishte pikërisht bullizmi arsyeja e përjashtimit të Shqipes nga programi dhe 28-vjeçarja akuzon Trifonin për largimin e saj.

Nga ana tjetër, Tea ishte për disa javë me radhë kryefjala e mediave rozë për shkak të lidhjes me Beart Rexhepin, pasi doli nga programi e “përputhur” me Andi Shehun.

Image

Mirëpo edhe lidhja me djalin nga Kosova nuk zgjati shumë. Tea rrëfeu dje se ndarja për të nuk ka qenë aspak e lehtë, por e ka kaluar situatën më të vështirë falë mbështetjes së madhe të prindërve, të cilët i falënderoi publikisht nga ekrani.

Ajo shtoi se me Beartin nuk kanë ruajtur kontakte dhe që pas ndarjes nuk kanë folur më me njëri-tjetrin.

Image

Shqipja dhe Tea u ballafaquan dje për të sqaruar të gjitha keqkuptimet mes tyre.

Ndër të tjera, 28-vjeçarja zbuloi se Andi e kishte “fryrë” kundër Teas dhe Olsës (autores së programit), por nuk preferoi të tregojë detaje, duke thënë se nuk flet për një palë të tretë jo prezente.

Image

Në fund të diskutimit, ajo tha se pavarësisht të gjithave, e fal Tean për çdo fjalë që mund të ketë thënë duke iu referuar moshës që ka (22 vjeç).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat