Alketa e ka vendosur: Këtë sezon të “Piter Pan” më “casual” se kurrë

Bota e Yjeve

Alketa e ka vendosur: Këtë sezon të “Piter Pan” më “casual” se kurrë

Më: 26 maj 2021 Në ora: 08:34
Alketa Vejsiu

Ekrani nuk ka më rregulla kur vjen puna tek veshja.

Prezantueset dita ditës po tregojnë se edhe veshjet “casual” janë bërë për ekran dhe më e guximshme duket se është Alketa Vejsiu, për vetë faktin se drejton një emision mbrëmjeje.

Këtë sezon të “Piter Pan”, moderatorja është shfaqur herë me xhinse të grisura, si mbrëmjen e djeshme, herë me xhinse blu, të bardha e deri tek pantallonat e shkurtra.

Alketa i ka kombinuar shumicën e këtyre veshjeve me këmisha e taka dhe duhet thënë se ia ka arritur të krijojë tashmë një look të sajin personifikues duke u shfaqur çdo javë e më “casual”, larg fustaneve e fundeve që ndoshta na kanë lodhur pak.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat