Enca bëhet me “Range Rover” të ri

Bota e Yjeve

Enca bëhet me “Range Rover” të ri

Më: 26 maj 2021 Në ora: 15:08
Enca

Për Encën s’kishte krizë në pandemi.

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia ka vendosur që t’i bëjë vetes një dhuratë luksoze.

Ajo ka blerë një veturë të tipit “Range Rover”, të cilën ua prezantoi fansave me anë të një postimi në rrjete sociale.

“Mirësevjen në shtëpi i dashuri im i ri”, shkruan ajo.

Më pastaj, këngëtarja solli pamje teksa po bënte një xhiro në qytet me veturën e saj të re, e cila kap shifër mjaft të lartë.

Ndryshe, pas këngës “Nashta”, Enca Haxhia pritet të rikthehet me një projekt të ri muzikor shumë shpejt.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat