Albani i tha “jo”, por Miriami vazhdoi me planin. Ka ca raste si ky, kur burrat kot sa lodhen

Bota e Yjeve

Albani i tha “jo”, por Miriami vazhdoi me planin. Ka ca raste si ky, kur burrat kot sa lodhen

Më: 26 maj 2021 Në ora: 21:41
Miriam Cani

Miriami e nisi ditën me një dilemë gocash sot dhe nuk ngurroi ta ndajë me ato zonja e zonjusha që e ndjekin. Postoi një foto të vetën, në diell, me fokus flokët dhe me këtë rast pyeti mikeshat virtuale nëse duhet t’i presë. Mori sa e sa komente e sugjerime, por një ‘jo’ mori vëmendje.

Albani nuk paska qenë hiç dakord me idenë e bashkëshortes për t’i prerë dhe opinionin e tij e dha publikisht.

Por çfarë bëri Miriam? I preu, sigurisht. As shumë as pak, por i preu dhe foton e publikoi para pak minutash. Duket njësoj e bukur dhe e ëmbël, vetëm me më pak flokë.

Fundja është verë, s’ka kohë më të mirë se kjo për të bërë ca ndryshime dhe Miriami na ka treguar se të tilla prerje i shkojnë shumë. Ah, dhe diçka… nëse nuk po e gjenit guximin për të prerë flokët, pasi të shikoni sa i shkurtoi këngëtarja (pa ju dhimbsur), do doni të merrni gërshërët edhe ju.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat