Megan Fox shfaqet joshëse në tapetin e kuq, por vëmendjen e rrëmbejnë thonjtë e të dashurit

Bota e Yjeve

Megan Fox shfaqet joshëse në tapetin e kuq, por vëmendjen e rrëmbejnë thonjtë e të dashurit

Më: 28 maj 2021 Në ora: 17:41
Megan Fox dhe i dashuri

Aktorja e njohur Megan Fox dhe i dashuri i saj Machine Gun Kelly kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve gjatë ceremonisë e ndarjes së çmimeve iHeartRadio Music Awards.

Teksa ka parakaluar në tapetin e kuq, 35-vjeçarja dukej joshëse përkrah të dashurit, i cili është kthyer në kryefjalën e mediave rozë për thonjtë e tij të gjatë që i kishte përshtatur me ngjyrën e fustanit të Foxit.

31-vjeçari është paraqitur me stilin e tij të zakonshëm, me xhaketë të bardhë dhe pantallona të shkurtër. Ndërsa Megan kishte të veshur pantallona dhe bluzë të ngjyrës rozë.

Image

Çifti janë lidhur gjatë xhirimeve në Pueto Rico të filmit “Midnight In The Switchgrass”, në të cilin luajnë aktorët Bruce Willis, Emile Hirsch dhe Lukas Hass.

Në një intervistë të fundit, aktorja ka thënë se lidhja me këngëtarin nuk është e zakonshme.

Image

“Në vend të shpirtit binjak, flakërima e dyfishtë është kur shpirti kalon në një nivel aq të lartë sa mund të ndahet në dy trupa në të njëjtën kohë. Pra ne jemi dy gjysma me një shpirt”, është shprehur Megan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat