Detaje të reja lidhur me lidhjen mes Mevlanit dhe Ledianës

Bota e Yjeve

Detaje të reja lidhur me lidhjen mes Mevlanit dhe Ledianës

Më: 29 maj 2021 Në ora: 00:03
Mevlan Shaba

Pas daljes nga “Për’puthen”, mes Mevlan Shabës dhe Ledjana prengës u vu re një krisje.

Dyshja nuk ndiqen më në rrjete sociale, ku nuk i kanë kursyer as thumbat ndaj njëri-tjetrit.

Ndërkohë, në puntatën e djeshme, Mevlani ka shpjeguar gjithçka në lidhje me marrëdhënien e tyre.

Image

Konkurrenti tregoi se nuk është më bashkë me Ledjanën dhe se nuk ka asnjë arsye për ta mbajtur të fshehtë këtë gjë.

Ndër të tjera, ai zbuloi se pas festës së madhe të organizuar nga “për’puthen”, ajo e ka bllokuar në të gjitha rrjetet sociale, për shkak se këndoi bashkë me Antonelën një këngë.

“Në mbrëmjen e festës ajo nuk ishte prezente dhe unë e rikujtova duke i kënduar këngën e saj. Pasi pa story-t në Instagram, ku Antonela u afrua dhe këndoi me mua, më ka bllokuar nga çdo rrjet social.

Image

Nuk është fundi botës që Antonela vjen këndon apo kërcen afër meje. Më ka bërë bllok në të gjitha anët, kështu që kjo nuk është xhelozi, por është inat. Ajo nuk më ka marrë as në celular para festës për të pyetur a do vish apo jo.

Unë me Antonelën nuk jam hasmëri dhe nuk mund të sillem me arrogancë ndaj Antonelës dhe t’i them ‘largohu se të ka inat Ledjana’. Kështu pas këtij veprimi kuptova se Ledjana nuk është xheloze, por ka inat pse Antonela rri afër meje”,- tha Mevlani.

Më pas Antonela ndërhyri për të qartësuar publikun se nuk ka qenë ajo shkaktarja pse ata janë ndarë.

Image

“Unë thjesht i jam afruar kur po këndonte këngën dhe në tavolinë kam qenë me persona të tjerë dhe kam qenë shumë më afër me djemtë e tjerë dhe se sa me Mevlanin”,- tha Antonela.

Mevlani e cilësoi këtë veprim të Ledjanës si një justifikim për t’u ndarë prej tij dhe me bindje të plotë u shpreh se ata të dy nuk do jenë më bashkë nga sot e tutje.

Por pas këtyre deklaratave, Prenga ka reaguar në rrjete sociale.

Image

“Nuk ngrihet asnjëherë imazhi yt duke ulur imazhin e tjetrit, aq më pak duke u viktimizuar. Kjo është drejtësia juaj, që flisni në emision për mua dhe unë që duhet të isha prezent për t’i sqaruar gjërat nuk më fton njeri.

E nëse unë paskam shkuar për famë dhe jam shtirur, pyes veten po të tjerët për çfarë? Për klikime këngësh? Me cilin shpirt e shkruajte këngën time se e vërteta është ndryshe…”, shkroi Ledjana në Instastory.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat