Kur Fjoralba nuk na lë të na marrë malli për Xhemin

Bota e Yjeve

Kur Fjoralba nuk na lë të na marrë malli për Xhemin

Më: 29 maj 2021 Në ora: 07:29
Fjoralba Ponari dhe Xhemi Shehu

Ky sezon i “Portokalli”-së erdhi ndryshe, me një figurë të re në prezantimin e spektaklit ikonë të humorit.

Drejtimin e timonit këtë herë e mori Fjoralba Ponari, një nga moderatoret që ka rënë në sy që në fillim për elokuencën në të folur e pamjen e saj të veçantë.

Dhe ashtu siç prisnim, Fjoralba i solli më freski spektaklit e na duket sikur kemi 10 vite që e shohim në atë skenë, pasi u përshtat menjëherë.

Çdo të diel përpos humorit e të qeshurave që ofron “Portokalli”, me endje presim edhe të shohim Fjoralbën si është veshur dhe çdo herë ajo vjen me një stil të ri. Ka patur edhe raste kur na ka rikthyer paksa Xhemin, si në puntatën kur veshi një kostum të zi, apo fustani-xhaketë.

Por edhe puntata më e fundit ku u shfaq me një fustan me krahë të rënë që sërish na kujtoi Xhemin. Megjithatë Fjoralba me veshjet e saj vjen më e guximshme duke lënë vend edhe për ekstravagancë, ndryshe nga Xhemi që qëndroi më stoike dhe serioze në veshjet e saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat