Irina Shayk shfaq figurën e përsosur me rroba-banje para pasqyrës

Bota e Yjeve

Irina Shayk shfaq figurën e përsosur me rroba-banje para pasqyrës

Më: 29 maj 2021 Në ora: 16:54
Irina Shayk

Irina Shayk është një ndër emrat më të njohur të industrisë së modës, e cila çdo herë qëndron në formën më të mirë.

Modelja, së fundi ka ndarë me ndjekësit disa fotografi, ku shfaq fizikun e veshur me bikini dypalëshe me ngjyrë të zezë.

Ajo kishte vendosur një kapele në kokë, teksa duket se po bëhej gati për të bërë plazh.

“Nuk jam e mirë në përshkrime”, shkruan Irina, e cila pranoi komente të shumta nga ndjekësit, të cilët e komentojnë për dukjen.

Kujtojmë se Irina ditët e fundit u komentua për një lidhje me reperin Kanye West, i cili ka pak kohë që u nda nga Kim Kardashian, por një gjë të tillë nuk e ka komentuar ende në publik.

Madje, një pjesë e ndjekësve në komentet që ia lanë në imazhet e reja modeles, e pyesnin për lidhjen me Kanye West.

Ndryshe, Irina është nënë e një vajze, të cilën e ka nga lidhja me Bradley Cooper.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat