Cody Simpson flet për marrëdhënien me Miley Cyrus: Është diçka që e kalon dhe…

Bota e Yjeve

Cody Simpson flet për marrëdhënien me Miley Cyrus: Është diçka që e kalon dhe…

Më: 31 maj 2021 Në ora: 16:06
Miley Cyrus

Cody Simpson ka folur për herë të parë për romancën e tij me ish-partneren, Miley Cyrus, duke e quajtur marrëdhënien, “vetëm një fazë”.

Këngëtari 24-vjeçar dha disa detaje gjatë një interviste 60-sekondëshe në lidhje me të kaluarën me 28-vjeçare, shkruan “People”.

“Gjithçka përfundoi mjaft miqësisht,” tha Simpson, duke iu referuar ndarjes së çiftit në gushtin e vitit të kaluar. “Ishte vetëm një nga ato fazat, mendoj. Është diçka që e kalon dhe mëson shumë prej saj.”

Image

Cyrus, 28 vjeçe, u lidh për herë të parë me këngëtarin australian 24-vjeçar, në tetor të 2019-ës pas ndarjes së saj nga Kaitlynn Carter. Këngëtarja është ndarë gjithashtu nga partneri i saj prej 10 vjetësh, Liam Hemsëorth, në gusht të atij viti.

Simpson shpjegoi gjithashtu se si filloi marrëdhënia e tij me Cyrus, duke zbuluar se ishte një tranzicion i qetë nga miq në të dashur.

Image

“Unë e kam njohur atë prej një kohe të gjatë,”- tha Simpson, duke shtuar: “Ne kaluam nga një lloj miqësie e mirë me shumë miq të përbashkët, në të qenit të dashur për një kohë.”

Pas ndarjes, Cyrus foli për ndarjen e saj nga Simpson gjatë një Instagram Live.

Image

“Dy gjysma nuk mund të bëjnë një të tërë dhe ne po punojmë individualisht vetëm për veten tonë për t’u bërë njerëzit që duam të jemi, si të gjithë në këtë moshë“,- tha Cyrus në atë kohë. “Ne kemi qenë miq për 10 vjet dhe do të vazhdojmë të jemi miq, kështu që thjesht mos spekuloni për gjëra të pavërteta.”

Para Cyrus, Simpson ka qenë në një lidhje me supermodelen Gigi Hadid për rreth dy vjet para se të ndaheshin në vitin 2015. Ai gjithashtu ishte i lidhur për një kohë të shkurtër me Kylie Jenner dhe Bella Thorne në 2011-ën, para se të lidhej me Hadid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat