Kush ka më dyshime për dashurinë? Fotot nga pushimet në Capri të Can Yaman e Diletta Leotta

Bota e Yjeve

Kush ka më dyshime për dashurinë? Fotot nga pushimet në Capri të Can Yaman e Diletta Leotta

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 06:48
Can Yaman, dhe moderatorja e njohur italiane, Diletta Leotta

Aktori turk, Can Yaman, dhe moderatorja e njohur italiane, Diletta Leotta, kanë kaluar disa ditë relaksuese në bregdetin e Amalfi-t. Çifti postuan një set fotografish ku ndodheshin në një jaht në Capri, ku gazetarja tregoi linjat e saj perfekte.

Diletta Leotta, biondja simpatike që shoqëron italianët në ndeshjet e kampionatit, por tashmë edhe një nga “influenceret” më të njohura në vendin fqinj, ka qenë në qendër të vëmendjes për historitë e saj të dashurisë.

Ajo është përfolur për një flirt me sulmuesin e Milanit Zlatan Ibrahimovic, diçka që të dy e kanë mohuar me ngulm, por edhe për një lidhje me pronarin e Romës.

Por, pavarësisht thashethemeve, Leotta duket më e lumtur se kurrë me aktorin turk Yaman dhe më të bashkuar se kurrë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat