Demi Lovato zbulon arsyen pse e mbajti të fshehtë për kaq shumë kohë orientimin e vërtetë seksual të saj

Bota e Yjeve

Demi Lovato zbulon arsyen pse e mbajti të fshehtë për kaq shumë kohë orientimin e vërtetë seksual të saj

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 11:26
Demi Lovato

Demi Lovato ka hequr dorë përfundimisht së jetuari për të tjerët.

Këngëtarja 28-vjeçare e shpalli veten si të papërcaktuar në gjini para pak kohësh, në podkastin e saj “4D me Demi Lovato”. Ajo tha se tani e tutje nuk dëshiron t’i thërrasin më ajo, por ata, raporton “Bazaar”.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, artistja ka rrëfyer se nuk ka pasur mundësi ta bëjë më parë këtë deklaratë për shkak të patriarkalizmit.

Image

“Pas shumë vitesh që kam jetuar jetën time për njerëzit e tjerë, duke u përpjekur që ta ndrydhë veten për shkak të patriarkalizmit, ata janë drejtuesit e industrisë, ata janë qendra e gjithçkaje.

Image

Kur e kuptova këtë gjë, mendova: ‘Në çfarë mënyrash më ka ndryshuar mua patriarkalizmi?’. Dhe për mua, më kishte vendosur brenda një kutie duke më thënë: ‘Ti je femër, kjo është ajo që duhet të pëlqesh, kjo është ajo që duhet të bësh, mos ëndërro shumë dhe mos fol me zë të lartë”,- tha këngëtarja.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat