Michele Morrone është gay? Fotografia e aktorit italian bën lëmsh gjithë rrjetin

Bota e Yjeve

Michele Morrone është gay? Fotografia e aktorit italian bën lëmsh gjithë rrjetin

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 19:56
Michele Morrone

Aktori italian Michele Morrone ka bërë lëmsh gjithë rrjetin dhe i ka bërë fansat të dyshojnë rreth orientimit të tij seksual për shkak të një fotografie që ka ndarë në Instagram.

“Unë jam gënjeshtar”, shkroi ai përkrah një fotografie selfie ku shfaqej pa bluzë përkrah kolegut të tij të “365 ditë”, Simone Susinna.

Të njëjtën foto më pas publikoi edhe Sussina në profilin e tij me të njëjtën shprehje dhe këtu lindën dyshimet e para të fansave. Shumë kanë nisur të dyshojnë se dy djemtë e njohur mund të jenë homoseksualë dhe kanë marrë vendimin të dalin hapur me rastin e “muajit të krenarisë”, dedikuar personave gay, lesbikeve, biseksualëve dhe transgender.

Ndërkohë që shumë kanë nisur të reagojnë të shokuar, shumë e kanë cilësuar këtë foto si një mrekulli të muajit të krenarisë.

“Mos ndoshta Michele Morrone po del hapur si gay?”, komentoi dikush konfuz.

Ndërkohë që shumë fansa kanë nisur të dyshojnë për orientimin seksual të aktorëve, të tjerë po spekulojnë se Simone Susinna mund të jetë anëtari më i ri i kastit të “365 ditë”.

Michele Morrone dhe kolegia e tij Anna-Maria Sieklucka janë rikthyer sërish për të xhiruar pjesën e dytë të filmit erotik. Megjithatë tashmë vëmendja është shkëputur komplet nga filmi, sepse të gjithë janë sy e veshë për të mësuar se si qëndron e vërteta e fotos së dy aktorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat