Gjira kritikon sërish Melindën: Unë si artiste ia kisha kushtu së pari nënës time një këngë

Bota e Yjeve

Gjira kritikon sërish Melindën: Unë si artiste ia kisha kushtu së pari nënës time një këngë

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 08:25
Gjira Kajtazi

Gjira vazhdon ‘thumbat’ për Melindën.

Gjira mbrëmë ka ‘sulmuar’ Melindën në rrjete sociale, lidhur me këngën e saj të re.

Me anë të një postimi, artistja u shpreh e habitur se si Melinda lansoi këngë të re, pak kohë pasi i vdiq nëna, madje me veshje provokuese.

Image

Por, ajo nuk u ndal me kaq, në postimin tjetër thotë se po të ishte në vendin e saj do i kushtonte fillimisht këngë nënës.

“…une per shembull si “artiste” ja kisha kushtu mas pari nanes teme nje Keng… por n’ket boten e sotme plot qudira s’po bojka me u nis prej vetes. Vazhdoni te notoni njerëz. Mpuq nga gjyshja”, shkruan Gjira.

Image

Në postimin e parë, artistja thumboi me fjalët “N’mars i ka vdek nëna n’kancer e n’mai lanson këng tu u dridh në tanga. M’fal po qito femna sjom ka muj me i marr seriozisht % moral, % ndërgjegjje % talent % shije”.

Image

Ndryshe, kënga “Qa din ti” nga Melinda ka marrë 1 milion klikime në kanalin YouTube. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat