Mia Khalifa akuzohet për antisemitizëm

Bota e Yjeve

Mia Khalifa akuzohet për antisemitizëm

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 08:30
Mia Khalifa

Ish-ylli i filmave për të rritur, Mia Khalifa, është akuzuar për antisemitizëm, pas publikimit të një fotografie, në të cilën shfaqet duke pirë verë dhe duke kritikuar “aparteidin izraelit”.

28-vjeçarja e ka publikuar një fotografi në Twitter, në të cilën paraqitet duke pirë shampanjë franceze nga viti 1943.

Në përshkrimin e imazhit të shpërndarë në këtë rrjet social, shkruante: “Vera ime është më e vjetër se shteti juaj aparteid”.

Disa përdorues të rrjeteve sociale e kanë akuzuar atë se ka pirë “verë naziste” duke aluduar se në vitin 1943, Franca ka qenë e okupuar nga Gjermania naziste.

Image

Mirëpo, përkundër kësaj, vera që pinte Khalifa shkruante anglisht, ashtu që lidhej me tregun britanik.

Mia i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat për antisemitizëm. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat