“Në mars i vdiq nëna, në maj del me tanga”- Pas kritikave ndaj Melinda Ademit, Gjira Kajtazi reagon sërish: E sqaruam në privat

Bota e Yjeve

“Në mars i vdiq nëna, në maj del me tanga”- Pas kritikave ndaj Melinda Ademit, Gjira Kajtazi reagon sërish: E sqaruam në privat

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 13:14
Melinda Ademi

Gjira Kajtazi kritikoi ashpër Melinda Ademin ditën e djeshme pas lansimit të këngës së saj të re “Qa din ti”.

Këngëtarja u shpreh për Melindën se nuk mund të marrë seriozisht njerëz si ajo, duke iu referuar veshjes së saj në klipin muzikor, pak muaj pasi nëna i ndërroi jetë.

“Në mars i ka vdekur nëna nga kanceri e në maj lanson këngë duke u dridhur në tanga. Më fal po këto femna nuk po mundem të i marrë seriozisht. %moral % ndërgjegje, %talent %shije. Pusho në paqe”, shkroi Gjira në reagimin e saj.

Image

Mirëpo, Gjira ka reaguar sërish me një tjetër status të publikuar në Instastory, ku shkruan:

“Kuuuu ç’ka shkaktoi ky status…paramendo ç’ka kish ndodh me bo unë hala muzikë. Meqë ra fjala: e sqaruam privat prandaj e shlyva, po kjo nuk do thotë që ndërrova mendjen…

Image

Besoj që gjithkush i ka arsyetimet e veta. Ndoshta tani si nanë që jam vet, u habita shumë nga ky gjest i shpejtë… Sidoqoftë… Ka raste në jetë ku është okay mos mu shit cool…

Image

Në këtë botën virtuale po dojna me çdo kusht mu dok “të palëndum”… Preferoj realitetin. Muzika osht për OPINION… Shyqyr që s’e kemi të gjithë të njëjtën”, shkroi ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat