Për një foto të Justin Bieber, fansat i kthehen kundër Jennifer Aniston

Bota e Yjeve

Për një foto të Justin Bieber, fansat i kthehen kundër Jennifer Aniston

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 16:49
Jennifer Aniston, Hailey dhe Justin Bieber

Jennifer Aniston ka ndarë në rrjete sociale foto të ndryshme nga prapaskenat e ribashkimit të “Friends”. Ajo ka publikuar disa foto me kolegët e saj dhe mes tyre ndjekësve të aktores ju ka rënë në sy edhe Justin e Hailey Bieber.

“Bëni swipe për të parë selfiet e ne të pestëve… kur dy botë komplet të ndryshme bashkohen”, ka shkurar Jennifer përkrah imazheve.

Por asgjë nuk ju tërhoqi më shumë vëmendjen fansave se sa fotografia e Justin dhe Hailey-t. Disa nuk e kanë pritur mirë që çifti ka ndërhyrë në fotot e aktorëve dhe kanë qenë të pranishëm në xhirime.

“Pse është Bieber atje?”, pyeti dikush.

“Vazhdoj të mos e kuptoj pse Justin Bieber ka qenë aty”, ka komentuar një tjetër.

Ndërsa të tjerë kanë qenë më të ashpër në reagime:

“Nuk ka arsye pse Hailey dhe Justin Bieber të jenë aty”.

Por fansat e “Friends” janë qetësuar pasi dikush ka shpjeguar se Justin ka një lidhje shumë të ngushtë me serialin dhe për më tepër ka qenë i ftuar në “Friends: The Reunion”.

“Sepse ai e adhuron Friends! Ai dhe Hailey e shikojnë çdo ditë serialin. Justin ka vuajtur nga ankthi dhe ka thënë se Friends e ka ndihmuar shumë në këto momente të vështira. Ai e ka dashur serailin për vite me radhe dhe gjatë viteve të para të karrierës së tij ai përdorte emrin Chandler Bing kur rezervonte dhomat në hotel”, ka shpjeguar dikush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat