“E pashë dhe thashë do martohem me të”, Ricky Martin rrëfen historinë e dashurisë me bashkëshortin

Bota e Yjeve

“E pashë dhe thashë do martohem me të”, Ricky Martin rrëfen historinë e dashurisë me bashkëshortin

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 00:01
Ricky Martin, Jwan Yosef

Ricky Martin prej kohësh ka zbuluar se është homoseksual dhe i lumtur në marrëdhënien e tij me Jwan Yosef. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “People”, Ricky ka treguar se ndihet shumë komod nën lëkurën e tij dhe i lumtur me familjen që ka krijuar me partnerin.

“Unë jam një libër i hapur!”, është shprehur Ricky, kur është pyetur në lidhje me faktin nëse dëshiron të ketë më shumë fëmijë.

“Nuk fshehë më asgjë sot. Ne nuk jemi në pritje të ëmbël. Aktualisht, po përpiqemi t’ja dalim mbanë me binjakët dhe të rrisim dy binjakët e tjerë, sepse Lucia dhe Renn kanë vetëm 9 muaj diferencë. Ata janë të lodhshëm, por ne jemi të fortë dhe të shëndetshëm”, është shprehur Martin.

Këngëtari ka treguar se me partnerin e tij është njohur në vitin 2016-të përmes Instagram-it dhe se të dy kanë jetuar për disa muaj një dashuri platonike derisa më në fund u takuan në Londër.

“E pashë dhe thashë, ‘Oh Zot unë do martohem me të’”, ka treguar Ricky për takimin e parë.

Një vit më vonë, në hotelin ku u njohën bashkë për herë të parë, çifti vendosën të fejoheshin.

“Ai është burri më romantik që kam njohur. Ai ankohet se unë nuk i këndoj kurrë. Po ai është një kërcimtar shumë i mirë. Unë i thërras Shakira!”, është shprehur Ricky Martin për partnerin e tij.

Më pas ai ka treguar se vendimi për t’u martuar ishte i minutës së fundit, sepse rastisi që familjet e tyre ishin në të njëjtën kohë bashkë në qytet.

Asokohe Martin ishte një baba beqar, i dy binjakëve, Valentino dhe Matteo, që erdhën në jetë nga një nënë surrogate. Ai ka pranuar se ata kanë dëshirë që të kenë në të ardhmen më shumë fëmijë.

“Po duam më shumë fëmijë. Ka embrione të ngrira. Më kujtohet se çdo të diel ne ishim 34 nipër dhe mbesa në shtëpinë e gjyshërve tanë. Dhe gjithmonë kam thënë se një ditë unë do të hap derën e shtëpisë time dhe do të shoh shumë fëmijë që vrapojnë drejt meje. Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime”, është shprehur Ricky Martin.

Image
Ricky Martin
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat