Camila Cabello shijon pushimet në Miami bashkë me Shawn Mendes

Bota e Yjeve

Camila Cabello shijon pushimet në Miami bashkë me Shawn Mendes

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 11:42
Camila Cabello dhe Shawn Mendes

Camila u fotografua në bikini gjatë pushimeve.

Këngëtarët, të cilët u takuan për herë të parë më 2014 dhe filluan lidhjen në korrik 2019, u panë duke marrë rreze dielli në Soho Beach House, Miami, duke treguar linjat, teksa po shoqëroheshin me motrën 14-vjeçare të Camilas, Sofia, shkruan Daily Mail.

Camila, 24 vjeçe, veshi një palë bikini blu dypjesëshe, ndërsa Shawn, 22 vjeç, zgjodhi disa pantallona të shkurtra të zeza për not, duke treguar fizikun e tij të tonifikuar.

Image

Çifti kaloi ca kohë duke qëndruar në shtretër dielli dhe duke biseduar para se të hynin për t’u freskuar në oqean.

Ata u panë të kapur për dore dhe përqafuar në ujë ndërsa gëzonin një bisedë intime.

Camila, e cila ka lindur në Kubë por është rritur në Miami, i shtoi pamjes së saj në plazh me disa vathë me rrathë dhe byzylykë të artë.

Këngëtarja e Senorita, emri i vërtetë i të cilës është Karla Camila Cabello Estrabao, zbuloi më parë se ajo ‘ka mësuar shumë për dashurinë’ nga i dashuri i saj, pasi ajo e falënderoi atë për ta bërë ‘më të guximshme dhe më të mençur’.

Image

Shawn më parë foli haptas në lidhje me romancën e tij me yllin dhe kohët e fundit tha se lidhja me të e ka mësuar atë që të ketë më pak frikë të flasë nga zemra e tij dhe të jetë më “i prekshëm”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat