Kjo foto tregon qartë se kujt i ngjan më shumë Krid

Bota e Yjeve

Kjo foto tregon qartë se kujt i ngjan më shumë Krid

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 09:50
Klea Huta,Elgit e Krid Doda

Në 4 qershor vogëlushi i Klea Hutës dhe Elgit Dodës, Kridi, festoi 1 vit  jetë. Me këtë rast mami Klea zbuloi për herë të parë publikisht portretin e djalit dhe nuk mungoi një dedikim shumë i ndjerë nga ana e saj.

Pas postimit të këtyre imazheve të gjithë u bënë kurioz të kuptonin se kujton i ngjan më shumë i vogli, Kleas apo Elgitit.

Si fillim të gjithë menduam se vogëlushi ishte një miks mes mamit dhe babit, por duket se Krid është një kopje e Kleas.

Kjo e fundit ka ndarë në Instagram një foto që kanë përgatitur fansat e saj, ku kanë vënë përballë një foto të Krid dhee një tjetër tëKleas kur ka qenë e vogël.

Nënë e bir duken gati njësoj me njëri-tjetrin dhe përderisa Klea e ka shpërndarë në profilin e saj nuk ka asnjë kundërshtim për këtë konstatim të fansave.

Image
Instagram
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat