Beyonce më në formë se kurrë, duket si të ishte 20-vjeçare

Bota e Yjeve

Beyonce më në formë se kurrë, duket si të ishte 20-vjeçare

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 11:20
Beyonce

Beyonce ka bërë histori në fillim të këtij viti, kur u bë artistja me më së shumti “Grammy” të fituara ndonjëherë.

Këngëtarja e famshme amerikane po vazhdon të mahnitë fansat e saj dhe së fundmi e ka bërë këtë përmes disa fotografive që ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram.

Beyonce e cila këtë vit mbush 40 vjet, duket si të ishte një vajzë 20-vjeçare, në serinë e fotografive ku shihet e veshur në mënyrë tejet atraktive dhe me flokë të drejta.

Bey ishte veshur në këtë mënyrë për të marrë pjesë bashkë me bashkëshortin e saj Jay-Z, në një ndeshje basketbollistike të NBA-së, ku të dy shkëlqyen dhe morën shumë vëmendje.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat