“Gjithçka e bëj për ty!”- Rreth tre muaj pas humbjes së të atit, Trim Jetullahu rikthehet në rrjete sociale

Bota e Yjeve

“Gjithçka e bëj për ty!”- Rreth tre muaj pas humbjes së të atit, Trim Jetullahu rikthehet në rrjete sociale

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 11:43
Trimi Jetullahu

Më 21 mars të këtij viti, Trimi Jetullahu humbi babanë e tij dhe këtë lajm e ndau me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale.

Këngëtari tregoi me anë të disa fotove dhe fjalëve prekëse se ka qenë shumë i lidhur me të atin dhe se për të, ai ka qenë shoku më i mirë i jetës.

Ditën e djeshme, artisti ka njoftuar fansat se pas më shumë se dy muaj, është rikthyer sërish në rrjete sociale.

Image

“Po, u riktheva. Por kurrë nuk të harroj. Gjithccka e bëj për ty”, shkroi Jetullahu në një status në Instastory.

Image

Ndërkohë, këngëtari ndau edhe një imazh të vetes, krah së cilës shkroi: “Jeta nuk bëhet më e lehtë, thjesht bëhesh ti më i fortë”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat