Olta Gixhari na tregoi disa momente private me partnerin

Bota e Yjeve

Olta Gixhari na tregoi disa momente private me partnerin

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 13:46
Olta Gixhari

Aktorja e njohur Olta Gixhari na ka treguar gjithmonë aq sa ka dashur për jetën personale: Ka një partner, ka bërë një djalë të bukur dhe është super e lumtur.

Por, asnjëherë s’kemi mësuar cili është partneri i saj dhe s’kemi parë portretin e të voglit Amar, që është një ndër bebushët më të komentuar në Instagram.

Megjithëse s’na e ka prezantuar asnjëherë partnerin, Olta ka ndarë tek tuk ndonjë foto me të (ku sigurisht s’ia kemi dalluar dot portretin).

Image
Insta

Së fundmi si rrallëherë, ajo ndau në Instagram disa momente private me bashkëshortin e saj, me të cilin ka shijuar një mbrëmje me muzikë.

Aktorja është filmuar teksa është ulur në prehërin e tij, kërcejnë, këndojnë e puthen së bashku.

“Kemi një ndryshim në dukje të parë, por dhe ai thellë-thellë është si unë. Nuk është i fushës së artit. Më pëlqen shumë që ai nuk ma ka ndrydhur këtë pjesën e koketës që kam unë, energjinë, çmenduritë e mia, ose ndryshim planesh përnjëherë.

Është njeri që më jep liri dhe shumë qetësi, sepse nuk bëra kot valixhet gati dhe të ikja. Deri tani jemi shumë rehat me njëri-tjetrin, plotësojmë shumë mirë njëri-tjetrin”, është shprehur më herët Gixhari për partnerin.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat