David Dreshaj gati hitin e ri, klipi i rrethuar me balerina

Bota e Yjeve

David Dreshaj gati hitin e ri, klipi i rrethuar me balerina

Nga: Maksim Gjoka Më: 25 qershor 2021 Në ora: 09:12
David Dreshaj

Ylli shqiptar nuk ka të ndalur pas super suksesit që pati kënga "Të fala", David Dreshaj ka gati të sjellë hitin e verës.

Ne mësojmë dhe në bazë të paralajmërimeve të tij në rrjetet sociale se këngëtari nga Malësia ka qenë mjaft ditë i zënë duke përgaditur projektin më të ri që pritet të jetë një hit veror.

Mësojmë de melodia dhe teksti i këngës është punuar nga TONIC & DENK, biti nga DjrBeatz, TONIC dhe BANNZZ prodhuar dhe menaxhmet Panda Music e Mix-Maxter në Gjermani nga Niclas Neumann.

Image
David Dreshaj

Kënga do të ketë një super video i përkushtuar në çdo detaj e ku artisti me plot stil vjen këtë herë rrethuar nga balerina dhe me një koreografi mjaft interesante.

Të gjithë janë kureshtarë të presin këtë këngë të re nga David pasi secili projekt i tij rezulton hit i ndjekur e mjaft i shikuar.BS

Image
David Dreshaj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat