Pas ndarjes, Khloe fotografohet e lumtur në përqafim të vajzës

Bota e Yjeve

Pas ndarjes, Khloe fotografohet e lumtur në përqafim të vajzës

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 20:07
Khloe Kardashian

Khloe duket se e ka lënë pas çështjen e ndarjes.

Tristan Thompson dhe Khloe Kardashian ka pak ditë që i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

E gjithë kjo erdhi pas akuzave të vazhdueshme për tradhti nga ana e Tristan, madje disa çështje kanë përfunduar në gjyq.

Me anë të postimit të fundit, Khloe u shfaq e lumtur në përqafim të vajzës së saj True, teksa po festonte për 158 milionë ndjekësit në Instagram.

Ylli televiziv dukej në formë të mirë e veshur me një kostum nga brendi “Fendi”, të kombinuar me një palë atlete.

Image
Image

“158 milionë!!! Faleminderit!!! Ju duam! Dashuri nga më e mira ime dhe unë”, shkruan ajo.

Ndryshe, thuhet se pas ndarjes së fundit nga Tristan, Khloe nuk e ka ndërmend ta shqyrtojë më mundësinë e ribashkimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat