Reperi shqiptar merr dedikimin emocionues nga bashkëshortja

Bota e Yjeve

Reperi shqiptar merr dedikimin emocionues nga bashkëshortja

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 10:25
Skerdi Ago

Reperi Skerdi Ago feston sot ditëlindjen dhe mesazhin më të veçantë të urimit e mori nga bashkëshortja e tij, Vesa. Ajo ka shkruar fjalët më të bukura për reperin dhe mund të themi me bindje se ky është një nga urimet më të emocionuese që kemi lexuar së fundmi.

“Unë dhe ti kemi një martesë të vërtetë. Nuk është perfekte, dhe nuk ka qenë e lehtë dhe, sinqerisht, nuk ka qenë gjithmonë e këndshme. Por, përsëri, unë jam mirënjohëse. Sepse jeta nuk është e përsosur, dhe jeta nuk është e lehtë, dhe jeta nuk është gjithmonë e këndshme Pra, ti dhe unë? Ne kemi ndërtuar një jetë së bashku.

Në çdo ulje e ngritje… ti ke qenë me mua. Ti ke qenë shkëmbi im. Ti ke qenë spiranca ime. Ti ke qenë personi im. Ashtu siç thanë zotimet tona, ti ke qenë aty për mua në kohë të mira dhe në të këqija. Gëzuar ditëlindjen burri im. Nuk të uroj as më shumë e as më pak pos shëndetit. Ti e di, për ty kaloj malet dhe oqeanin, bashkoj qiellin dhe tokën, për buzëqeshjen tënde, lumturinë tënde. Ti je jeta jonë, babai e burri më i mirë që mund ta ketë dikush. Zoti më ka bekuar me ardhjen tënde në jetën time. Faleminderit për çdo buzëqeshje që kë vënë në fytyrën time dhe të djalit tonë. U bëfsh sa malet, ylli im, dashuria e jetës time, Skerdi im”, shkruan Vesa në urimin e saj.

Skerdi e ka shpërndarë në profilin e tij në Instagram dhe ka treguar se është prekur shumë nga fjalët e Vesës.

Kujtojmë se çifti i famshëm janë prindër të një vogëlushi 1-vjeçar, të quajtur Roi.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat