Pa rezerva, pa filtra!

Bota e Yjeve

Pa rezerva, pa filtra!

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 10:54
Turjan Hysko, Orinda Huta

Orinda Huta po shkon drejt fundit të shtatzënisë dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë. Ajo dhe Turjan Hysko do të bëhen prindër të një vajze, të cilën po e presin me padurim. Përveç Orindës që ka ndjesinë e nënës, edhe Turi duket shumë i emocionua për këtë moment kaq të rëndësishëm.

Herë pas here ai ndan në rrjete sociale foto e video të Orindës për të treguar barkun e saj të rrumbullakosur dhe si po shkon shtatzënia. Sot ai ka postuar një video të shkurtër, në të cilën Orinda shihet e veshur me një planë rroba banjo duke u bërë gati për në plazh.

“Goca do bëhet roje plazhi”, shkruan Turi përkrah videos.

Image
Insta

Mirëpo ky postim pa asnjë filtër, Orindës nuk i ka pëlqyer shumë dhe ajo e ka treguar hapur këtë gjë.

“Po se mban hiç dorën, ashtu bruto… të lumtë!”, ka shkruar ajo pasi ka ripostuar videon e  Turit në Instagram dhe i ka vendosur një filtër me ngjyra bardh e zi.

Image
Insta

“Jemi familja pa filtra ne”, i është përgjigjur Turi me shaka.

Kujtojmë se më herët Turi është shprehur shumë i lumtur që do bëhet baba i një vajze. I ftuar para disa kohësh në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ai tha se ndihet plotësisht gati që të bëhet baba dhe zbuloi se emri i vajzës së tyre do të fillojë me shkronjën A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat