Ronela Hajati në telashe pasi bëri të vetën këngën hit të Luan Zhegut, e vërteta e gjyqit për autorësinë

Bota e Yjeve

Ronela Hajati në telashe pasi bëri të vetën këngën hit të Luan Zhegut, e vërteta e gjyqit për autorësinë

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 10:54
Ronela Hajati

“Alo, Alo”, një nga këngët hit prej vitesh të Festivalit të Këngës të Kënduara nga artistë si Luan Zhegu është kthyer në mollë sherri mes Ronela Hajatit dhe autorëve të këngës.

Hajati e risolli këngën “Alo” pak ditë më parë, në një bashkëpunim me reperin kosovar, Vig Poppa, një këngë e punuar dhe e përshtatur me trendet e vitit 2021.

Por që në nisje të tij i lajmëron njerëzit për risjelljen e projektit të shumë dëgjuar në Festivalin e 26-të me tekst të Agim Docit dhe muzikë të Osman Sulës, që u vlerësua asokohe me çmimin e dytë.

Image

Bashkëpunimi i Ronelës dhe Vig numëron deri mijëra klikime duke provuar kështu faktin se projekte të risjella nga vitet e mëparshme janë gjithmonë të suksesshme për shkak të nostalgjisë që mbartin në vete dhe kuriozitetin e risjelljes së tyre.

Por bashkë me suksesin ka ardhur dhe sherri, duke rikthyer dhe një herë konflitin e e të drejtave të autorit, çështje ende e pazgjidhur në Shqipëri.

Nuk vonoi dhe Agim Doçi foli kundër Ronela Hajatit, pasi këngëtarja i ‘vodhi’ tekstin e “Alo Alo”.

Image

Në referencat e cituara nga Hajati në kanalin e saj zyrtar në “Youtube”, ajo nuk harroi të citonte personin që ishte kujdesur për paraqitjen e saj të jashtme, për veshjet e saj, Zaimina Vasjari, ndërsa për sa i përket të drejtave të autorit, këngëtarja ka vendosur emrin e Osman Mulës, për vijën melodike.

Ronela Hajati ka rikthyer këngën “A do të vish”, të kënduar nga Luan Zhegu në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar, në vitin 1987, dhe teksti i shkruar nga Agim Doçi e muzika e krijuar nga Osman Mula kanë ardhur në zërin e Ronela Hajatit dhe reperit Vig Popa, me disa miksime të vogla, për të krijuar atmosferë verore.

Për “Dosja.al”, Agim Doçi u tregua i prerë kur tha se ‘hajdutët do të ndëshkohen’, duke paralajmëruar një padi në Gjykatë për të drejtat e autorit. “Hajdutët do ndërshkohen patjetër!”.

Image

Edhe vetë këngëtarja Ronela Hajati ka pranuar se nuk ka marrë leje për tekstin e këngës “A do të vish” nga tekstshkruesi Agim Doçi, duke u mjaftur me miqësinë që pretendon se ka me të.

Ajo tha se për pjesën e tekstit që ka marrë nga kjo këngë, ka kërkuar leje nga Luan Zhegu dhe Osman Mula dhe ka marrë konfirmim prej tyre. “Agimin e kemi mik, s’ka lidhje këtu për Gjykatë!”, tha ajo. Por nuk zgjati shumë dhe erdhi një dekaratë tjetër nga Doçi. Autori i këngës “A do të vish” foli për projektin muzikor që është bërë remake nga Ronela Hajati dhe Vig Poppa.

Në emisionin “Shqipëria Live”, Doçi tha se në këngën e saj “Alo”, Ronela Hajati ka cituar Luan Zhegun, i cili në fakt është interpretues, jo autor. Ndër të tjera, nuk u kursye ndaj Luan Zhegut, për të cilin tha se nuk e ka për herë të parë krahëmarrjen, por nga ana tjetër përgëzoi Ronela Hajatin kësaj here dhe i uroi sukses.

Image

Ronela duket se e ka dëgjuar kritikën e Agim Doçit dhe e ka hequr emrin e Luan Zhegut dhe ka vendosur emrin e Agim Doçit në të drejtat e autorit. “Ronela i mori leje Luan Zhegut, por ai është interpretues, jo autor. Në Shqipëri vidhet çdo gjë, punë e madhe se vidhet vota.

Kjo është një hit vere dhe kur e kemi bërë atë këngë, na thërritën që të shkonin në Shqipërinë veriore për të bërë qytetërimin e tyre. Fabula e kësaj kënge është vlerësuar shumë sepse shumë familje me këtë urdhër partie do ta linin të fejuarën, të dashurën, kështu që kjo këngë mund të merrte dhe çmim të parë, por mori çmim të dytë.

Image

Asokohe, u quajt këngë buletin. Zoti Zhegu nuk e ka për herë të parë këtë krahëmarrjen. Ronela ka bërë shumë mirë që e ka marrë dhe i uroj sukses! Do ishte kënaqësi e madhe nëse merren perlat, por jo të bastardohen. Ronela të flejë e qetë se xhaxhi Gimi nuk e ka hedhur në gjyq”,- tha Doçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat