Tristan i bën fansat të revoltohen

Bota e Yjeve

Tristan i bën fansat të revoltohen

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 14:04
TrKhloe Kardashian, istan Thompson

Ndarja e papritur me Khloe Kardashian nuk po e pengon Tristan Thompson që të shprehë publikisht online dashurinë dhe suportin për yllin e televizionit. Pak ditë pasi mediat e huaja konfirmuan lajmin e ndarjes së dyshes, Khloe postoi disa foto me vajzën e saj 3-vjeçare, True, në Instagram. Tristan e pëlqeu menjëherë postimin dhe nuk nguroi të komentonte poshtë fotove.

Ai komentoi vetëm me 2 emoji zemrash të kuqe, që simbolizojnë dashurinë. Por ky koment i basketbollistit u pasua me shumë kritika nga fansa të Khloe Kardashian. Përveç kësaj, Tristan pëlqeu edhe një foto selfie që Khloe postoi në rrjete sociale para pak ditësh.

Ndrërkohë dyshja nuk kanë folur ende për ndarjen, që nuk ndodh për herë të parë për ta. Ata janë ndarë e ribashkuar disa herë që nga momenti që nisën lidhjen e tyre në vitin 2016-të dhe kryesisht për shkak të tradhtive dhe paqëndrueshmërisë së Tristan në marrëdhënie.

Kujtojmë se ndarja e tye e fundit u konfirmua nga mediat e huaja gati 1 javë më parë. Një burim pranë Khloe Kardashian konfirmoi se ajo u nda me Tristan për shkak të spekulimeve në lidhje me besnikërinë e tij.

“Ata kanë punuar për thashethemet në lidhje me tradhtinë javët e fundit, por Khloe i tha Tristan se e ka humbur gjithë besimin ndaj tij dhe lidhja nuk mund të rregullohet më. Khloe tentoi realishrt, por përfundimisht ndjehet shumë e tradhtuar prej tij. Ajo i ka dhënë fund dhe thotë se nuk do të kthehet më mbrapa.

Ata kanë bashkëprindëruar dhe e kanë parë njëri-tjetrin disa herë javën e fundit bashkë me True, por nuk janë bashkë”, ka thënë burimi.

Image
Insta

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat