Shqipja përlotet kur flet për personin e shtrenjtë: Është pika ime e dobët

Bota e Yjeve

Shqipja përlotet kur flet për personin e shtrenjtë: Është pika ime e dobët

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 15:35
Shqipe Hysenaj

Edhe pse doli shumë herët nga “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, vijon që të jetë shumë aktive në fushën e televizionit. Atë e shohim çdo të diel të ftuar në emisionin “E Diell” në Top Channel.

Sot, Shqipja ishte e ftuar në rubrikën “N’fermë”, ku gazetari i njohur, Ervin Kurti, i bëri disa pyetje në lidhje me familjen e saj.

Teksa tregonte se pika e saj e dobët është babai, Shqipja u emocionua dhe nuk i mbajti dot lotët.

Image

“Babai është munduar të gjendet gjithmonë pranë meje. Ne jemi edhe tipa njësoj, e mbajmë vetën të fortë. Si çdo fëmijë në debate e kam lënduar ndonjëherë babin”, tregon Shqipja.

Kjo e fundit shton se babai e ka mbrojtur shumë dhe vijon që ta trajtojë si të vogël, ashtu siç bëjnë prindërit me fëmijët e tyre.

Gjithashtu ish-konkurrentja e “Për’puthen” u shpreh se babi tani me zor pret që ta “largojë nga shtëpia”.

“Babi tani më thotë se ka ardhur koha që të krijoj familje. Unë i them prit babi ta gjej njëherë”, tregon Shqipja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat