Khloe Kardashian feston ditëlindjen e 37-të, nëna e saj vjen me urim special

Bota e Yjeve

Khloe Kardashian feston ditëlindjen e 37-të, nëna e saj vjen me urim special

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 20:13
Khloe Kardashian

Ajo ka duruar një vit të vështirë mes pandemisë dhe një marrëdhënieje të papritur me babanë e vajzës së saj tre vjeçare.

Por, nëna e Khloe, Kris Jenner siguroi që për ditëlindjen e saj t’i urojë për më të mirat, shkruan Daily Mail.

Bukuroshja brune gjatë ditës së sotme (e diel) mbush 37 vjeç, gjë që u bë e ditur në rrjetin social Instagram.

Jenner zgjodhi që të publikojë disa imazhe të Khloe, kur ajo ishte e vogël në moshë.

“Urime ditëlindjen engjëlli tim. Ti njeriu më i shquar që kam njohur ndonjëherë, jam shumë krenare që jam nëna jote”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Tutje ajo ka shtuar edhe fjalë të tjera të ëmbla, të cilat e emocionuan Kardashian.

Sidoqoftë kësaj, Khloe së fundmi ka qenë e komentuar në faqet rozë për shkak të marrëdhënies së saj me Tristan Thompson.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat