Sot feston ditëlindjen, Adrola Dushi merr urimet dhe surprizën më të bukur në mesnatë

Bota e Yjeve

Sot feston ditëlindjen, Adrola Dushi merr urimet dhe surprizën më të bukur në mesnatë

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 07:32
Adrola Dushi

Sot është një ditë e veçantë për Adrola Dushin pasi feston përvjetorin e lindjes. Modelja e njohur mbush 28 vjeç dhe që në mesnatë është surprizuar në mënyrën më të bukur nga njerëzit më të afërt.

Ajo ka ndarë disa fotografi në rrjete sociale, ku shihet e rrethuar mes zbukurimeve dhe tullumbaceve.

“Është ditëlindja ime.”, ka shkruar Adrola ndërsa kanë vërshuar komentet nga personazhe të famshëm duke e uruar për këtë ditë speciale.

Kujtojmë që Adrola është përfolur prej kohësh se ka nisur një lidhje dashurie me Capital T por dyshja ka preferuar të mos i adresojë publikisht këto thashetheme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat