Këngëtarja e famshme zgjedh stilisten shqiptare

Bota e Yjeve

Këngëtarja e famshme zgjedh stilisten shqiptare

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 06:40
Iggy Azalea

Kopertina e famshme “Harper’s Bazaar”, për 10-vjetorin e krijimit të saj, zgjodhi të ketë yllin e rapp-it, Iggy Azalea. Këngëtarja australiane ia ka besuar veshjen e saj stilistes shqiptare Lia Stublla. Krahas shumë emrave të tjerë personazhesh të njohur që Stublla ka veshur nëpër evente shumë të rëndësishme, listës i shtohet edhe ky event i madh i revistës, si edhe emri i Azalea-s.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lia (@liastublla)

Fustani i kuq elegant, me detaje që ia theksonin artistes edhe më shumë linjat dhe sensualitetin, ra në sy të të gjithë ndjekësve dhe mori komplimente nga fansat e saj.

Stilistja shqiptare e ka ndarë imazhin e kopertinës së “Harper’s Bazaar” edhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, bashkë me një mesazh falënderues për këtë bashkëpunim.

“Pas 10-vjetësh punë të palodhshme, arrita të jem në kopertinën e 10-vjetorit të revistës më prestigjioze të modës në botë, me të mrekullueshmen Iggy Azalea. Faleminderit Harper’s Bazaar, ishte një kënaqësi” – shkruan Stublla në llogarinë e saj. Me dhjetëra qindra urime shkojnë për artisten shqiptare dhe për krijimin e saj mjaft elegant dhe unik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat