“A do doje dikë që s’të do?”- Fifi i shuan kureshtjen ndjekësve për jetën private: As respekt nuk kishte për mua…

Bota e Yjeve

“A do doje dikë që s’të do?”- Fifi i shuan kureshtjen ndjekësve për jetën private: As respekt nuk kishte për mua…

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 10:29
Fifi

Fifi ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, të cilët nuk i kanë kursyer pyetjet për jetën personale të këngëtares.

“Nëse të rastis të duash fort dikë që ndoshta s’do të të dojë, a do vazhdoje ta doje?”,- ishte pyetja e parë, së cilës artistja iu përgjigj: “Më ka pas rastisur të doja dikë. Lëre që nuk më ka dashur, por që as respekt s’kishte për mua.

Kështu që përgjigjen e ‘a do e vazhdoja’, s’ta jap dot se ndjenjat me buton nuk janë. Por që të paktën jam munduar të mos e fik butonin e shpresës.

Image

Zoti të merr diçka e të jep atë që meriton. Dhe unë jam momentalisht në mesin e njerëzve që dua”.

Fifi tha se përveç vetes, personi që mund të dojë më shumë në këtë jetë është fëmija i saj.

Image

Një tjetër e pyeti: “Domethënë, kjo shprehja ‘dashuria të qëron’, ty të paska qëruar me kohë?”.

“Prej kohësh jam e qëruar unë”, – u shpreh artistja duke lënë të kuptohet se është e  dashuruar.

Image

Mirëpo, kur vjen puna për të ndryshuar diçka për dashurinë, Fifi u përgjigj në mënyrë kategorike “jo”, sepse sipas saj, nëse dashuria nuk të pranon si je, atëherë nuk është dashuri. Por, për dashurinë mund të kishte sakrifikuar diçka.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat