Dua Lipa: Më kujtohet gëzimi në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, dëgjoja tërë qytetin duke ulëritur

Bota e Yjeve

Dua Lipa: Më kujtohet gëzimi në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, dëgjoja tërë qytetin duke ulëritur

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 12:24
Dua Lipa

Dua ka kujtuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, pozoi për numrin e ri të “Vanity Fair” dhe ka dhënë një intervistë për këtë medium.

Ishte viti 2019 kur Dua Lipa, këngëtarja e muzikës pop, po bëhej fati për albumin “Don’t Start Now”, ndërsa foli edhe për “Future Nostalgia”.

Image

“Unë isha si, Oh, është shumë ndryshe nga ajo që njerëzit kanë dëgjuar nga unë,” tha Lipa në një telefonatë nga Zoom nga banesa e saj në Londër në prill.

“Don’t Start Now” arriti në numrin dy në Billboard Hot 100 dhe grumbulloi gati 1.5 miliard transmetime në Spotify dhe YouTube.

Gjatë rrugëtimit të karrierës së saj, artistja u bë një nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop, që promovoi një album nga shtëpia (Future Nostalgia).

Dua foli edhe për prejardhjen e saj, jetesën në Prishtinë e shumëçka tjetër rreth Kosovës.

Image

“Lipa lindi në Londër më 1995, rreth tre vjet pasi prindërit e saj, Dukagjin dhe Anesa, emigruan nga Prishtina, një qytet i mesëm në Kosovë, atëherë ende pjesë e Jugosllavisë. Megjithëse lufta që do ta bënte Kosovën një çështje shqetësuese globale nuk do të fillonte deri më 1998, Prishtina më 1995 ishte tashmë një vend i vështirë për të jetuar për shumicën e saj etnike shqiptare. Gjyshi i Duas, Seit Lipa, ishte kreu i Institutit për Historinë e Kosovës kur u vu në shënjestër për t’u mbyllur nga ligji serb më 1992, një veprim që një raportues special për Kombet e Bashkuara më vonë e quajti një shenjë të rritjes së shkeljeve të të drejtave të njeriut”, thuhet ndër të tjera në artikull.

“Në Londër, ku familja u bashkua me një eksod në rritje nga Kosova, prindërit e Lipës folën shqip dhe e rritën atë me një vetëdije për kulturën e tyre. Dukagjin është një muzikant, dhe Lipa kujton një shtëpi plot muzikë. Në dhjetor, Anesa i tha CBS Sunday Morning se vajza e saj dukej e destinuar të ishte një interpretuese herët, dhe kur e pyetën Lipën për këtë, ajo tha, “Ndoshta sa herë që i ndërpritja me bezdi darkat e saj në shtëpi me miqtë dhe isha si, Do të bëj një shfaqje tani”, vazhdon artikulli.

Image

“Gjithçka ishte shqiptare në shtëpi, dhe anglishtja ishte jeta ime në shkollë,” tha Lipa.

Dua foli edhe për kohën e luftës në Kosovë, ndërsa rrëfen rrugëtimin e saj për t’u bërë emër i mirënjohur në muzikë.

Artikulli përmend edhe yje si 50 Cent, Snoop Dogg, Method Man dhe Redman, që kanë performuar në prishtinë.

Ndërsa, e pyetur lidhur me Pavarësinë e Kosovës, Dua tha “Më kujtohet që pashë gëzimin e prindërve të mi dhe të familjes time dhe të gjithëve, duke dëgjuar tërë qytetin duke ulëritur kur ndodhi Dita e Pavarësisë”.

Ajo ishte vetëm 12-vjeçe dhe shikonte në TV, në banesën e familjes së saj kur Kosova e shpalli Pavarësinë.

Por përsëri, ajo ndjeu një tërheqje përsëri në Londër dhe disa vjet më vonë bëri planin për rikthim në Britani të Madhe.

Dua diskutoi edhe çështje të tjera në këtë intervistë, përfshirë lëvizjen “Black Live Matter”, të dashurin Anwar Hadid e familjarët e tij, e të tjera. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat