Bebe Rexha pozon krenare me bikini

Bota e Yjeve

Bebe Rexha pozon krenare me bikini

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 22:03
Bebe Rexha

Bebe Rexha është një ndër personazhet që ka dhënë më tepër mesazhe për vetëbesimin dhe dashurinë ndaj vetes. Këngëtarja ka treguar se ajo ndihet gjithmonë mjaft mirë nën lëkurën e saj dhe se është shumë e lumtur me format trupore që ka.

Së fundmi, ajo ka ndarë në Tik Tok një video të saj, në të cilën shfaqet e veshur me bikini duke nxjerrë në pah linjat. Videoja e saj nis me një pyetje: “Sa mendoni se peshoj?”.

Më pas ajo kthehet me kurriz nga kamera dhe përkrah videos së saj shkruan: “Nuk është puna e askujt”. Më pas shton: “Por le ta normalizojmë peshën 75 kilogramë”, duke zbuluar se sa peshon në të vërtetë.

Artistja shton se ajo ndihet shumë e bukur dhe plot vetëbesim pavarësisht kilogramëve të saj, ashtu siç duhet të ndihet në të vërtetë çdo grua.

Ndërkohë para disa javësh, Bebe ndau në llogarinë e saj në Instagram një video të formave të saj trupore të pamodifikuara, mirëpo komentet s’ishin fort të mira, kryesisht nga ana e shqiptarëve.

Shumica e kanë quanin artisten “lopë” dhe këto komente vinin nga gjinia femërore, por edhe Bebe rexha nuk i la pa një përgjigje të mirë.

“Do ta postoj se si duket trupi im në të vërtetë, sepse askush nuk është perfekt. Dhe shumica e komenteve në shqip thonë se unë jam ‘një lopë’, ‘është e shpifur’. Në vend që ta ngremë njëri-tjetrin, ne e ulim njëri-tjetrin”, u shpreh Bebe Rexha dhe mesazhi i saj ishte shumë i qartë oër të gjithë pasi u përcoll në gjuhën shqipe.

@beberexha

Feeling like a bad bitch today.

♬ original sound - emm.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat