“Nuk mund ta imagjinoj më veten në…”- Moderatorja italiane merr vendimin e papritur: Jua komunikoj me shumë dhimbje

Bota e Yjeve

“Nuk mund ta imagjinoj më veten në…”- Moderatorja italiane merr vendimin e papritur: Jua komunikoj me shumë dhimbje

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 12:26
Alessia Marcuzzi

Moderatorja italiane, Alessia Marcuzzi, i ka dhënë fund partneritetit të gjatë me gjigantin “Mediaset”.

Prezantuesja ndau lajmin me të gjithë në Instagram, duke shprehur respektin e madh për kompaninë ku ka punuar për dy dekada e gjysmë.

“Pas 25 vitesh në ‘Mediaset’, vendosa të marr një moment për veten time, sepse nuk mund ta imagjinoj më veten në programet që më propozuan. Për këtë arsye, nuk po jua fsheh më, me shumë dhimbje kam vendosur të komunikoj me editorin dhe kompaninë që dua të largohem, duke i përshëndetur me respekt dhe dashuri dhe duke i falënderuar që më kanë besuar të gjitha këto vite.

Karriera televizive filloi aty dhe për këtë arsye unë gjithmonë do t’i falënderoj të gjithë për rritjen profesionale që më kanë mundësuar“,- tha Marcuzzi në një njoftim për shtyp të publikuar në rrjetet e saj sociale.

Image

“Unë besoj se kjo pandemi i ka dhënë mundësinë shumë njerëzve të shohin brenda vetes, për të kuptuar me të vërtetë kush jemi dhe çfarë duam të bëhemi. Unë po e bëj këtë gjë dhe shpresoj të mos zhgënjej veten dhe atë që jam“,- shtoi ajo.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat