Orinda na tregoi disa detaje nga dhoma e bebushes

Bota e Yjeve

Orinda na tregoi disa detaje nga dhoma e bebushes

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 17:42
Orinda Huta

Orinda Huta po shkon drejt fundit të pritjes së ëmbël dhe për këtë rast ka treguar disa detaje të vogla nga përgatitjet e deritanishme, ku mësuam se dhoma e vogëlushes nuk do të jetë ngjyrë rozë siç jemi mësuar ta shohim, por është minimaliste dhe me piktura në formë reje.

Po ashtu ajo ka realizuar ditën e djeshme një set shumë të ëmbël fotografik.

Moderatorja ka publikuar ditën e sotme disa imazhe të saj bardh e zi, që do të mbeten si kujtimi më i bukur nga kjo periudhë kaq e veçantë në jetën e saj.

Ajo ka treguar se të gjithë shtatzëninë e ka shijuar shumë dhe se lumturohet ende për çdo lëvizje të bukuroshes së saj në bark.

Ashtu siç ka thënë edhe Turjani më herët, Orinda ka konfirmuar se emri i vogëlushes së tyre do të filloj me germën A.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat