Britney Spears nuk menaxhon më as faqen e Instagram-it?

Bota e Yjeve

Britney Spears nuk menaxhon më as faqen e Instagram-it?

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 19:42
Britney Spears

Fansat e Britney Spears janë të bindur se ajo nuk po e menaxhon më vetë faqen në Instagram dhe gjithë dyshimet lindën pas publikimit të videos së fundit në këtë rrjet sociale. Në këtë video këngëtarja shfaqet duke kërcyer me një palë taka të larta dhe përkrah saj shkruhet:

“Kjo ishte nga dita tjetër!!! Hera ime e parë duke kërcyer me taka pas një kohe të gjatë… projekt im i ri i vogël”.

Menjëherë pas këtij postimi, fansat e këngëtares kanë nisur nga teoritë konspirative, sipas së cilave Britney nuk e ka më vetë në dorë faqen e saj në Instagram. Fansat e saj shprehen të bindur se nuk ka asnjë mundësi që Britney të ketë qenë në një sallë kërcimi, sepse ajo ka qenë me pushimi në Hawaii javën e shkuar. Madje disa thonë se kjo video duhet të jetë bërë një vit më parë dhe nuk është e re.

“Kjo është nga 1 vit më parë. Është kaqqqq e dukshme”, shkroi dikush në komente.

“Oh ditën tjetër ajo ishte në Maui”, komentoi një tjetër, shoqëruar me disa emoji duke qeshur.

“Nuk ka mundësi që vetë Britney të menaxhojë këtë faqe”,shkroi një tjetër fans i artistes.

Ndërkohë kujtojmë se gjykata ka refuzuar kërkesën e Britney Spears për të hequr kujdestarinë e të atit. Gjykatësja Brenda Penny, që kryeson çështjen përpara Gjykatës Supreme të Los Angelesit, nënshkroi një vendim të ri, i cili vazhdon t’i japë babait të këngëtares Jamie Spears kontrollin mbi jetën e saj.

Detaje të mëtejshme se pse ajo mori këtë vendim nuk janë bërë të ditura, megjithëse një peticion i ri që kërkon lirinë e Spears pritet të paraqitet së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat