Kim Kardashian kritikohet për veshjen gjatë vizitës në Vatikan

Bota e Yjeve

Kim Kardashian kritikohet për veshjen gjatë vizitës në Vatikan

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 22:13
Kim Kardashian

Në fotografitë e shpërndara në mediat sociale, Kim shkruajti se ajo ishte duke “respektuar kodin e veshjes” dhe ishte “plotësisht e mbuluar ndërsa ishte brenda Bazilikës së Shën Pjetrit dhe Kapelës Sistine”

“Shkoi në Vatikan me një veshje për ta vizituar?” shkroi një person, e një tjetër komentoi: “Sa e parespektueshme për Kim Kardashian që u paraqit në Vatikan me atë veshje”.

Besohet se rrobat pa mëngë, me prerje të ulët, pantallona të shkurtra që përfundojnë mbi gjunjë, minifunde dhe kapele nuk lejohen atje dhe as tatuazhet që mund të ofendojnë ndjenjat dhe moralin katolik, ose mirësjelljen e zakonshme.

Image

Dhe pas atij postimi me atë dukje ajo shtoi një shënim në fund të faqes, “Mos u shqetësoni, unë iu kam përmbajtur kodit të veshjes dhe u mbulova plotësisht ndërsa isha brenda Bazilikës së Shën Pjetrit dhe Kapelës Sistine”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat