Befason Demi Lovato, në lidhje me motrën e Miley Cyrus?

Bota e Yjeve

Befason Demi Lovato, në lidhje me motrën e Miley Cyrus?

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 23:40
Demi Lovato dhe Noah Cyrus

Këngëtarja Demi Lovato është fotografuar me Noah Cyrus, teksa kanë marrë pjesë së fundmi në mbrëmjen “Space Jam: A New Legacy” në Magic Mountain në Valencia të Kalifornisë.

Fotografua e realizyar nga paparacit ka sjellë që të përflitet gjerësisht për një lidhje mes dyshes, transmeton Top Channel.

Ato janë fotografuar dorë për dore, disa muaj pasi nxitën thashethemet për një romancë. Demi dhe motra e vogël e Miley Cyrus u bënë bashkë në fillim të vitit për realizimin e këngës “Easy”.

Image

Asokohe një burim u shpreh se sjellja e tyre ka hedhur dyshime për një lidhje dashurie, pasi ato janë shfaqur mjaft të afërta me njëra-tjetrën.

Image

Kujtojmë se më herët Demi Lovato e shpalli veten si të papërcaktuar në gjini. Këngëtarja tha se këtej e tutje nuk dëshiron që t’i thërrasin ajo, por ata. Këtë lajm e dha përmes një postimi në rrjete sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat