Anulohet koncerti i Taynes, ja reagimi i fansave

Bota e Yjeve

Anulohet koncerti i Taynes, ja reagimi i fansave

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 00:02
Tayna

Tayna, siç duket nuk e ka në plan të ndalet as edhe këtë vit.

Duke qenë se është shumë e dashur per të gjithë, ajo vazhdimisht po sjell projekte, të cilat po kthehen menjëherë në hite.

Reperja që dje ka publikuar këngën e saj “La Boca”, në bashkëpunim me artistin francez L’Algerino, tash e disa ditë na kishte paralajmëruar që sot do të këndojë në Durrës, mirëpo sipas burimeve ky koncert është anuluar.

Image

Të njëjtat burime tregojnë se fansat e saj janë zhgënjyer, duke qenë se iu ka munguar shumë nëpër koncerte për shkak të pandemisë.

Sidoqoftë, Tayna nuk e ka plan të ndalet. Ajo këtë verë e ka tejet të angazhuar me koncerte, e që së shpejti do t’i sjell edhe tri projekte tjera.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat