Liam Payne habit me deklaratat e forta të dashurisë për ish të fejuarën

Bota e Yjeve

Liam Payne habit me deklaratat e forta të dashurisë për ish të fejuarën

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 13:52
Liam Payne, Maya Henry

Disa javë më parë Liam Payne prnaoi publikisht se ishte ndarë pas 10 muajsh fejesë nga e dashura e tij, Maya Henry. Këngëtari fajësoi veten për këtë ndarje, duke u shprehur se nuk është fare i mirë në një lidhje dhe se duhet të punojë shumë me veten.

“Mendoj se jam më shumë i zhgënjyer nga vetja ime që vazhdoj të lëndoj njerëzit. Kjo më mërzit. Nuk kam qenë i mirë me lidhjet. Nuk jam shumë i mirë me to, kështu që duhet të punoj me veten time, para se dikush të lidhet me mua.

Në lidhjen e fundit nuk po jepja versionin më të mirë të timin më, nuk po e vlerësoja. Me sinqeritet mund të them se ndihem më mirë jashtë kësaj marrëdhënie. Nuk ndihesha mirë me atë që bëra, por duhej të ndodhte. Duhet ta them se ishte më e mira për të dy ne”, u shpreh Liam.

Image
Insta

Mirëpo së fundmi ai i ka habitur të gjithë me disa deklarata të njëpasnjëshme në rrjete sociale. Ai ka bërë në Instagram disa postime, në të cilat shprehet se nuk duhet kurrë ta lejojmë një person që e duam të largohet nga jeta jonë.

“Mos e lërë dikë të ikë nëse e do vërtetë, edhe nëse duhet të mësosh t’i duash përmes gabimeve të tua. Lëre instiktin të të tregojë se ke nevojë për ta dhe t’i mbash afër. Jemi gjithmonë duke humbur kohë, nuk po fitojmë”, shkruan Liam.

Image
Insta

Më pas në një tjetër postim ai shkroi se është i zgjuar dhe më vonë etiketoi ish-të fejuarën. Por këtë të fundit e fshiu menjëherë dhe e pasoi me një tjetër deklaratë akoma më të fortë.

“Të dua, jemi të qetë”, shkroi këngëtari.

Image
Insta

Siç duket ai qenka bërë pishman për ndarjen, por nuk e dimë ende nëse ka arritur të ribashkohet me Maya Henry-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat