Era Istrefi vjen me fotosesion të veçantë për ditëlindjen

Bota e Yjeve

Era Istrefi vjen me fotosesion të veçantë për ditëlindjen

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 14:17
Era Istrefi

Ditën e sotme (e diel) këngëtarja Era Istrefi feston ditëlindjen e 27-të.

Artistja, e lindur më 4 korrik 1994, vazhdon të jetë në formë e shumë e pëlqyer nga publiku.

Ajo me këtë rast ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin nuk ka ngurruar të shfaqet atraktive e me stil mjaft unik.

Image

E veshur në një fustan transparent të bardhë e me stil flokësh të veçantë, krijuesja e hitit “Bon Bon” edhe në këtë ditë është siguruar të marrë gjithë vëmendjen.

Duke mos lënë asnjë përshkrim shtesë, në një nga fotografitë e parë Istrefi pozon pranë një torte po ashtu sipër së cilës janë një sërë lulesh.

Image

Të shumta kanë qenë urimet që ka pranuar nga miqtë e fansat, meqenëse vetëm në Instagram numëron 1.5 milion ndjekës.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi)

Era përndryshe ndër vite ka korrë suksese të mëdha në trojet shqiptare, por edhe në botë.

Ajo prej disa vitesh i është bashkuar tregut muzikor internacional dhe ka sjell bashkëpunime me emrat më eminentë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat